Sunday, December 14, 2008

Merita Halili dhe Raif Hyseni Orkestra -Koncert ne Washington DC


Muzika shqiptare magjeps artdashësit e kryeqytetit amerikan të Shteteve të Bashkuara.

Merita Halili dhe Raif Hyseni me orkestrën e tij ngrejnë peshë dy nga sallat dinjitoze në Uashington DC

Botoi ILLYRIA 24 Qershor 2008Nga Merita Bajraktari McCormack

Foto: Stephen Winick

American Folklife Center, Library of Congress

Uashington DC


Me 18 dhe 19 Qershor 2008, Merita Halili dhe Raif Hyseni së bashku me orkestrën e tij ishin ftuar për dy koncerte në kryeqytetin Amerikan, Uashington DC. Koncertet u sponsorizuan nga “Millenium Stage”-Skena e Mijëvjeçarit” e Qendrës Artistike Kulturore “Kenedi” dhe nga Qendra Amerikane e Folklorit, pjesë e Bibliotekës së Kongresit Amerikan. Me 18 Qershor koncerti i parë u dha në sallën e Qendrës Artistike Kulturore “ Kenedi” kurse koncerti i dytë u dha në Auditorin “Coolidge” te ndërtesës “Xheferson” të Bibliotekës së Kongresit Amerikan. Qindra spektatorë mbushën sallën e Auditorit “Coolidge”. Në koncertin e dytë, morri pjesë Zj.Elvana Shtëpani,Sekretare e Parë e Ambasadës Shqiptare në Uashington, zonja Diane, një nga drejtueset kryesore të Bibliotekës, Zj.Anne Harrison, Librare e Rrjetit FEDLINK,Z.Grant Harris, Shef i Dhomës Europiane të Bibilotekës së Kongresit, Zj.Peggy Bulger, Drejtoreshë e Qendrës Folklorike Amerikane , Z.David A.Taylor, shef i Departamentit të Kërkimeve dhe Programeve pranë Qendrës Folklorike Amerikane,Zj.Thea Austen,Koordinatore e Ngjarjeve Publike, editori i Bibliotekës Z.Steve Winick, Z.Larry Weiner, specialist i muzikës së Ballkanit dhe përfaqësues i Qendrës së Muzikës Tradicionale Bullgare “Lyuti Chushki”, përfaqësues amerikanë të grupeve të ndryshme folklorike në Shtetet e Bashkuara si dhe shumë shqiptarë që banojnë në zonën përreth kryeqytetit amerikan dhe dëgjuan për këtë koncert. Koncerti në Bibliotekë ishte rreth drekës dhe të shihje sallën e mbushur plot, kuptoje se njerëzit dashamirës së artit të Merita Halilit, Raif Hysenit e orkestrës së tij nuk ngurruan të linin punën apo shkollën dhe të shijonin atë magji të artit shqiptar që u shpalos aq bukur dhe fuqishëm atë ditë pranvere.

Koncertet

Unë nuk morra dot pjesë në koncertin e datës 18 Qershor, por isha me fat të shijoja atë të datës 19. Nga lajmet e Zërit të Amerikës ,seksioni shqip, mësova për një pjesmarrje masive më datën 18 dhe pashë mesazhet që Merita dhe Raifi i përcollën artdashësve dhe shqiptarëve në veçanti. Ditën tjetër, morra të tre fëmijët e mij ,si edhe një shoqe të vajzës dhe u gjendëm në sallë rreth orës 11:30 për të siguruar vendet.Më kujtohej se në Shqipëri ishte e pamundur të gjeje bileta në ditën e parë ose të dytë të koncerteve të Meritës,edhe pse mund te ishte në Pallatin e Sporteve. Eksperinca të mëson!

Nancy Groce, anëtare e stafit per realizimin e ketij koncerti ishte ajo që na përshëndeti tepër ngrohtësisht ne fillim dhe na drejtoi për në sallë . Pas pak minutash ajo erdhi sërish dhe na prezantoi me organizatorët e koncertit. Ajo ndjehej mirë dhe entuziaste që do dëgjonte muzikë shqiptare per të parën herë në skenën e atij auditori. Pas takimit dhe bisedës me Zj.Elvana Shtëpani e cila ishte sa entuziaste aq dhe krenare për artistët bashkëkombas, për koncertin, por edhe e preokupuar me shqetësimet aktuale për të ndihmuar në promovimin e kulturës sonë , u takuam me Z.David A.Taylor, Zj.Thea Austen, dhe Zj.Peggy Bulger. Ata ishin kuriozë,entuziastë, dhe disi të habitur nga talentet që kishin hasur tek Merita dhe Raifi dhe djemtë e orkestrës, një natë më parë në Kenedi Center. Zj.Peggy Bulger e hapi mbasditen duke shpjeguar historinë dhe prezantoi Zj. Ethel Raim e cila foli pak për Qendrën e Muzikës dhe Vallëzimit Tradicional në Nju Jork dhe pastaj bëri prezantimin dinjitoz të Meritës dhe Raifit tonë.



Unë nuk “po rrija rehat”, e dija biografinë e tyre, por i thashë vetes: “bëj durim se amerikanët nuk e dinë…” Fletëpalosjet me ngyrë rozë, që prezantonin çiftin tonë simpatik, ishin në qendër të vemendjes së publikut dhe ishte kollaj te dalloje shqiptarët në sallë të cilit,si unë, mezi po prisnin të dilnin në skenë artistët. Hapet dera dhe i pari me kostumin popullor del Raifi, që si shumë artistë të tjerë shqiptarë në xhamamadanin kuq si zjarri kishte të qëndisur shqipen dykrenare. I qeshur, i dashur duke përshëndetur audience, ai fton kolegët e tij të orkestrës në skenë, dhe pasi zunë vendet, filloi argëtimi fantastik. Me duart e tij magjike Raifi shpalosi edhe njëherë atë talent dhe autoritet professional të rrallë, duke luajtur në fizarmonikë, me buzëqeshjen në fytyrë me fokusimin maksimal në instrument dhe në rithëm, ai i dha drejtim orkestrës e këngëtares përgjatë koncertit. Fillimi sihte një potpuri instrumentale që përmes fizarmonikës së Raifit, klarinetës se Maksim Vathit, kitarave të Mirxhen Darovës dhe Tom Leshajt si dhe daulles se Sevimi Ymerit, nuk la duar pa përplasur dhe nuk la sy pa lotuar. Nuk mundesha të mbaja lotët, sidomos kur interpretuan valle popullore të krahinës sime. “Qaj Minushe” më solli kaq lotë e emocion si dhe sa e sa kujtime. …dhe jo vetëm mua…Plot bashkëkombasve tanë, ndërsa amerikanëve, jam e sigurt iu bënin përshtypje të tjera gjëra. Ata mahniteshin-siç do pohonin më vonë, gjatë bisedave pas koncerti me ritmin, sintoninë, shpejtesinë e duarve, koordinimet dhe meloditë.

Pas kësaj në skenë del e veshur me kostumin popullor të Shqipërisë së mesme, qëndisur në ar dhe argjend artistja Merita Halili që ka shpirtin si zëri i saj..mrekulli. E qeshur, e dashur, me një prezencë skenike unike, ajo pushtoi audiencën që me strofat e para të këngës “Lule të Bukura ka Tirana”. Muzika nuk njeh kufi. Kjo dekalratë e mirënjohur u ilustrua edhe atë ditë më 19 Qershor, në zemër të Uashingtonit. Merita bëri auditorin për vete menjëherë.Nuk mbeti këngë pa u shoqëruar me duartrokitje dhe nuk mbeti zemër pa shtuar ritmet e trokitjes në kraharor. “Jelekun kadife”, “Dola në Penxhere” “Jam Jabanxhi” ishin tre këngët që pasuan dhe pas duartrokitjeve të gjata Raif Hyseni i shpjegoi publikut me një anglishte të bukur se c’farë kuptim kishin këngët paraprirëse .

Ai si një diplomat i shkolluar posaçërisht, diti të falenderojë organizatorët e koncertit dhe pastaj bëri një hyrje të këngëve që do të pasonin. Ai shpjegoi kuptimin e tyre. Ajo që më ngjalli një emocion të paharruar ishte moment kur Raifi me një patriotizëm të justifikuar shfrytëzoi një nga skenat më të famshmë në Amerikë të shpjegojë se ku banojnë shqiptarët në Ballkan, përmendi Trojet Etnike në Kosovë e Mal të Zi në Maqedoni dhe përmendi edhe Camërinë. Ai tregoi për folklorin e pasur sipas trevave dhe përmendi që ne jemi një komb,një kulturë, por çdo krahinë shqiptare ka një veçori dalluese dhe shtoi se pavarësisht se Merita është e mirënjohur për folklorin e Shqipërisë së Mesme, ai tregoi se ajo dhe ai,së bashku me orkestrën e tij , në atë skenë të respektuar përfaqësonin muzikën folklorike shqiptare si të plotë dhe kështu i dha udhë interpretimit të mrekullueshëm të një kënge shqiptare nga Maqedonia dhe më tutje për të ndezur flakë sallën me këngën kosovare “Mihane”. Raifi si një mjeshtër dirigjues udhëzoi audiencën të marrë pjesë në këngë me frazat “Hopa” dhe “Hajde” dhe sinqerisht, tek shihja amerikanët me poste madhore në atë institucion të këndonin shqip, u ndjeva shumë e ngazëllyer se pashë gëzim dhe nderim, pashë liri dhe mirënjohje. Kujt i kishte shkuar në mendje, jo më shumë por njëzet vjet të shkuara, që Merita Halili do tundte sallën e Bibliotekës së Kongresit Amerikan dhe se një adashe e saj, një vajzë e varfër nga Devolli, e izoluar dhe persekutuar familisht për arësye politike do të shkruante këto radhë për atë koncert, kur Kosova do te ishte shpallur Republikë dhe komunizmi do kishte marrë tatëpjetën e ngadaltë? Edhe të ëndërroje për këtë dhe të tregoje të nesërmen ëndrrën patjetër do kishe përfunduar me akuzën “agjitacion dhe propagandë” mbas hekurave të burgjeve komuniste. Ndërsa ameriaknët e lindur të lire, dinë të shijojnë larine, por dinë dhe të respektojnë lirinë e tjetrit. E tek Larry Weiner lunte “Vallen e Rrugovës”” nga vendi ku ishte ulur, nën tingujt e artistëve shqiptarë, unë qeshja dhe qaja me lotët e kujtimeve,gëzimit të suksesit të miqve të mij dhe krenohesha me kulturën e pasur të popullit tim shoqëruar me keqardhjen e së shkuarës….

Për të mbajtur premtimin si përfaqësuese e kombit dhe artit folklorik shqiptar, Merita interpretoi një potpourri këngësh nga Jugu I Shqipërisë duke pëerfshirë edhe versionin polifonik të këngës “U mbush mali plot me rrush”. Pa i thënë verbalisht spektatorëve, Merita i foli atyre tek i ftoi me mikrofonin drejtuar atyre, ti bashkoheshin asaj dhe Raifit ne këngë, ishte kaq bukur të dëgjoje fraza të folklorit shqip kënduar prej spektatorëve.

Ndoshta im atë, nëse e shihte këtë koncert, jam e sigurt që do thoshte “Tamam muzikë e pastër shqiptare!”. Them kështu pasi sot në folklorin shqip janë future shumë huazime të panevojshme, ndërsa Merita dhe Raifi e kultivojnë dhe e pasurojnë artin shqiptar me profesianlizëm e pasion duke e mbajtur atë njëqind për qind shqiptar. Raifi shprehet se: “MUZIKA ËSHTË GJUHA E NJË KOMBI”. Një përcaktim filozofik ky , i këtij artisti patriot. Ai me të drejtë dhe plot pasion shprehet ne ketë formë jo vetëm sepse është i ndërgjegjshëm për kontributin unik të Meritës dhe të vetin e kolegëve të orkestrës, por edhe si thirrje për ata që e kultivojnë artin shqiptar kudo që jetojne e punojnë. Për artistët në Shqipëri e trojet tona ne Ballkan, shembulli i artistëve shqiptarë në Emigracion, e në veçanti në Shtetet e Bashkuara, sidomos shembulli I kontributeve me vlerë, si ky në fjalë në kryeqytetin Amerikan, janë më tepër se sa ilustruese i thënies Noliane: “Mbahu Nëno Mos Kij Frikë, se Ke Djemtë në Amerikë”

Njëri prej spektatorëve amerikanë, ulur pranë meje, më tha në shqip se e kuptonte strofën “bjeri gajdes gajdexhi, bjeri më t’u thafte dora ..gajdexhi ezmer i ri , po të prêt e gjora…. “ por këtë fjalën “e xhora” më tha se gjej dot ne fjalorthin që kam …” Ia shpjegova kuptimin figurativ dhe ai vazhdoi të vallëzojë duke i shpjeguar shoqes në krah, ndërsa unë doja të zgjateshin edhe ato minuta që kishin mbetur me shqiptarët e mij, prezentë në skenë, për të shijuar më shumë këngët e vallet e fundit, por edhe për të marrë premtimin e Meritës dhe Raifit që do të rikthehen sërish në këtë skenë për të sjellë më shumë nga repertori i tyre i pasur.Ky premtim ishte edhe dhurata tjetër që spektatori pëlqeu shumë, pasi natyrisht ata donin më shumë nga zjarri i ndezur në shpirtrat e tyre donin më shumë nga magjia e folklorit shqiptar.Këtë e treguan nga duartrokitjet e gjata dhe brohorritjet e shumta….

Shkëndijat e para për të realizuar këtë concert…

Zj.Thea Austen, Kordinatorja e Ngjarjve Publike në Qendrën Amerikane Folklorike të Bibliotekës së Kongresit Amerikan dëgjoi për herë të parë një artiste shqiptare nga Tirana dhe një instrumentist shqiptar nga Mitrovica e Kosovës, të interprentonin në skenë direkt në një nga koncertet e organizuara në “Balkan Camp-Kampet Folklorike Ballkanase”

“Rashë në dashuri menjëherë me këtë çift interpretuesish me nivel të lartë”,- më tregon ajo. “Nuk munda t’i rezistoja dot dëshirës për të mundësuar një koncert të tyre në Uashington DC, ku kolegët e mij, publiku folkdashës të shijonte atë që unë shijova ato momente.” Dhe kështu filloi procesi,-shpjegon ajo,- që zgjati shumë,por që realizoi një dëshirën time të kahershme që e bazoja në një fakt të vërtetë.Ishim me fat tregon Thea, qe sivjet ne serinë e koncerteve vjetore të kishim një vend të lirë, vetëm, dhe përkoi si me programet e Qendrës Folklorike Amerikane pranë Bibliotekës së Kongresit ashtu edhe me dyzet vjetorin e Qendrës se Muzikës e Vallëzimit Tradicional të Nju Jorkut-pjesë e të cilës janë Merita ,Raifi dhe orkestra e tij.

Zj.Austen falenderohet shumë që jehona e ketij koncerti do të gjejë vend ne shtypin shqiptaro-amerikan dhe ndjehet edhe më shumë krenare për zgjedhjen që bëri dhe e mundësoi të realizohet.

Programet e Qendrës Folkorike Amerikane dhe koordinimet me shtetet e ndryshme .

“American Folklife center HOMEGROWN The MUSIC OF AMERICA 2008 -Traditional Ethnic and Regional Music and Dance Concerts from the Library of Congress”

Kjo frazë është në krye të lajmit në broshurën që shpërndajnë organizatorët. Pyes Zj.Austen se si u mundësua inkuadrimi i Merita Halilit dhe Raif Hysenit dhe ajo më shpjegon se brenda pesë-gjashtë vjetësh organizohen pesëdhjetë koncerte të ndryshme me shtatë deri në nëntë koncerte në vit me muzikë tradicionale që mund te ketë bazë etnike dhe që vazhdon të kultivohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo thekson se pavarësisht se muzika është tërësisht etnike, per Institucionin që ne perfaqësojmë, vazhdon ajo, ata artistë kosniderohen si të shtëpise, pra folkloristë amerikanë”

Merita Halili dhe Raif Hyseni janë pjesë e Qendrës të Muzikës dhe Vallëzimit Tradicional të Nju Jorkut dhe si pjesë e kësaj qendre ata janë zgjedhur si interpretuesit më të mirë për të përfaqësuar folklorin e shtetit të Nju Jorkut sivjet, dhe aq më tepër që sivjet kjo qendër feston edhe dyzet vjetorin e krijimit të saj.

Drejtoresha egzekutive e kësaj qendre,Zj Etel Raim, ishte shumë e lumtur që Merita Halili dhe Raif Hyseni me orkestrën e tij përfaqësuan denjësisht Nju Jorkun, qendrën që ajo drejton dhe natyrisht të gjithë ne Shqiptarët kudo ku ndodhemi.

Pas Koncertit

Merita dhe Raifi se bashku me instrumentistët e grupit dukej sikur ishin më të freskët se kurrë. Ata përqafoheshin me miq, kolegë, autoritarë e dashamirës, fotografoheshin,flisnin lirshëm me këdo dhe natyrisht falenderimet e tyre ishin pjesë e rëndësishme e çdo bisede.Pyeta Zj.Anne Harrison se ç’mendonte apo ç’farë i kishte pëlqyer më shumë?

“Teknika e Meritës,- tha ajo është unike,e pabesueshme.”!.

“Ajo ka një prezencë skenike te sajën, të lindur”, insistonte Larry Weiner.

“Gishtat e Raifit” u shpreh një vajze e re, plot emocion, të cilës nuk ia morra dot emrin… “ishin kaq elegante dhe fokusi i tij më mrekulloi-,” vazhdoi ajo.

“Ritmi në daulle” u shpreh Karolina, mikja e sime bije...Duke u pajtuar me ta, përqafova bashkëpatriotët e mij Merita, Raif dhe koleget e tyre të orkestrës ,me shpresën se do shihemi sërish duke i falenderuar për këtë koncert që shënohet si historik per nga koha, rëndësia dhe vlera.

Me ta u mburr Nju Jorku në Uashington dhe ne, patritotët e tyre veçse ndajmë gëzimin e suksesit të tyre duke i thënë BRAVO dhe JU LUMTË!

Shpresoj te kem sjellë pak ngrohtësi nga ajo flakë që ndezi qindra shpirtra dhe që i dha edhe pak më shumë pozitivitetit te imazhit tonë kombëtar. Faleminderit Merita, Raif,Maksim, Mirgjen, Tomi e Sevim. Fotot që shoqërojnë artikullin janë kortezi e Z.Steve Vinick, redaktor dhe shkrimtar në Bibliotekën e Kongresit Amerikan..

Washintgon, 22 Qershor 2008

Merita Bajraktari McCormack
Prayer to the Blessed Virgin Mary

(Never known to fail)


Oh, most beautiful flower of Mt. Carmel, fruitful vine, splendor of Heaven. Blessed Mother of the Son of God, Immaculate Virgin, assist me in my necessity, Oh Star of the Sea, help me and show me here you are my Mother. Oh Holy Mary, Mother of God queen of Heaven and Earth, I humbly beseech you from the bottom of my heart to succor me in my necessity (make request). There are none that can withstand your power.
Oh Mary, conceived without sin, pray for us who have recourse to thee (say three times).
Holy Mary, I place this prayer in your hands (say three times). Amen.

Say this prayer for three consecutive days and then you must publish and it will be granted to you.

Grateful Thanks!
M.M

Saturday, May 17, 2008

Rrefime te Shpetimtareve-Reportazh nga Washington DC

Rrëfime të shpëtimtarëve
Izolimi i Shqipërisë i shkaktuar nga paranoja komuniste, nuk solli vetëm dëme psikologjike, ekonomike e shpirtërore ndër shqiptarë, por i bëri një dëm të madh kombit në tërësi duke lënë të panjohur për botën këtë popull dhe vlerat e tij shpirtërore e humane.
Nga Merita McCormack
Enj, 15 Maj 2008 08:10:00

Një shqiptare prezanton veprën e familjes së Shyqyri Myrtos në ndihmë të hebrenjve, në një aktivitet në Uashington
Uashington
Izolimi i Shqipërisë i shkaktuar nga paranoja komuniste, nuk solli vetëm dëme psikologjike, ekonomike e shpirtërore ndër shqiptarë, por i bëri një dëm të madh kombit në tërësi duke lënë të panjohur për botën këtë popull dhe vlerat e tij shpirtërore e humane.
Është detyrë e shqiptarit të përdorë mundësitë për të bërë të njohura këto vlera të mohuara. Në këtë kuadër do të sillja si shembull punën e madhe që bën Dr.Ana Kohen, kjo vajzë me origjinë hebreje, lindur dhe e rritur në Vlorë. Me përvojën e saj në Shqipëri, me historitë e grumbulluara në vite nga dëshmitarë okularë, ajo ka depërtuar në rrethe e lobe të fuqishme hebraike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e më gjerë, duke treguar se si shqiptarët dhe Shqipëria u bënë vatra e ngrohtë dhe shpëtimtare e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në linjën e përkujtimeve të ditëve të shënuara për hebrejtë, një ngjarje e veçantë u mbajt më 7 Maj në Uashington. Folëse kryesore, e ftuar nga organizatorët, ishte një mike e Ana Kohen dhe e ne të gjithëve, Majlinda Myrto. Ajo është e njohur në komunitetin shqiptar për kontributin akademik përmes punës në Globe Institute, dhe si kryetare e Fondacionit të Edukimit të Federatës Panshqiptare "Vatra". Në ngjarjen e sivjetshme, ajo ishte e ftuar në Programin Përkujtimor për Holokaustin ku foli në emër të familjes së të shoqit, në veçanti të vjehrrit të saj Shyqyri Myrto, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore shpëtoi jetën e Josef Jaokelit dhe motrës së tij Keti, dy hebrej me të cilët Shyqyriu ishte njohur që në moshë të re. Për këtë akt, Shyqyriu ka marrë dekoratën "Courage to care" nga Antidefamation League dhe Braun Holocaust Institute.
Aktiviteti u zhvillua ne "Lincoln Theatre", në zemër të kryeqytetit amerikan, ku ishin ftuar edhe folës amerikanë dhe të shteteve të tjera si p.sh Ambasadori Polak në SHBA, Robert Kupiecki dhe veterani i Luftës së Dytë Botërore, Joseph Ichiuji, të cilët sollën dëshmi, lexuan letra e kujtime nga të mbijetuar të Holokaustit.
Banda Frymore e Ushtrisë të Shteteve të Bashkuara ekzekutoi pjesë e himne muzikore, kushtuar viktimave të tragjedisë përgjatë programit që zgjati gati dy orë.
Ambasada e Shqipërisë u përfaqësua nga zëvendësambasadori, Kreshnik Çollaku, kurse Gjon Buçaj, nënkryetar i "Vatrës", kishte udhëtuar nga Nju Jorku për të marrë pjesë nëkëtë aktivitet.
Majlinda shoqërohej nga bashkëshorti, Ariani, dhe tre fëmijët. Kishin ardhur mjaft shqiptarë që banojnë e punojnë në Uashington. Nga biseda me ta ndihej entusiazëm dhe krenari tek shihnim se si vlerësohej vepra e një bashkatdhetari të nderuar i cili kishte vënë në rrezik jetën e familjarëve për të ndihmuar e shpëtuar jetën e mikut.
Në veçanti më bënë përshtypje sytë e lumturuar të fëmijëve të Majlindës dhe Arianit, të cilët jam e sigurtë ndjehen krenarë për gjyshin e tyre, edhe për prindërit e tyre, të cilët udhëtojnë për të treguar, nderuar e kujtuar veprën e tij dhe të atyre shqiptarëve që kanë kryer të njëjtin akt si Shyqyriu.
Moderator i aktivitetit ishte gazetari i kanalit televiziv 9 për Uashingtonin, Derek McGinty, i cili në bisedën me Majlindën, për pjesmarrësit që ishin me qindra dhe kishin mbushur plot auditorin e Teatrit Lincoln, shprehu habinë se si shqiptarët mundësuan jo vetëm strehimin dhe ushqimin e hebrejve, po edhe shpëtimin e jetëve duke sakrifikuar familjet. Majlinda tregoi se si vjehrri i saj Shyqyriu, një mysliman shqiptar, për tetëmbëdhjetë muaj ndihmoi mikun e vegjëlisë, Josefin, dhe Ketin, motrën e tij, dy hebrej të cilët i shpëtuan Holokaustit. Majlinda nuk dëshmoi vetëm për një ngjarje historike të veçantë, por theksoi një virtyt, Besën, si vlerë themelore ndër shqiptarët, dëshmi që i bëri pjesëmarrësit të duatrokasin.
Gruaja foli për mikpritjen, për nderimin e mikut, për kodin e nderit, bujarinë. E pyetur nga moderatori se çfarë mesazhi përcjell vepra e vjehrrit të saj si mysliman, për kohën moderne ku ne jetojmë, Majlinda iu përgjigj duke e paraqitur të integruar veprën e Shyqyriut me veprën e shumë shqiptarëve të tjerë në atë kohë, dhe duke treguar se toleranca fetare ndër shqiptarë ka qenë, është dhe do të vazhdojë të shërbejë si element i kulturës shqiptare dhe shembull për kombet e tjera.
Botuar në "Illyria" dhe "Shekulli"

Monday, October 22, 2007

Komente per artikullin :"Eshte kaq e veshtire te themi: Faleminderit

Thanas Jani

Znj. Merita!

Qysh ne fillim te falenderoj qe Fjalorin e Jetes se Njeriut e hape tek Fjala "Falemi-Nderit". Falenderoj edhe miqte e "tavolines sone", per mendimet e tyre me vlere, ne sherbim te kerkeses-Virtyt: "Faleminderit!"
E kishim dhe do ta kemi te domozdoshme kete Fjale-miresie, ketet Fjale-shenjterie, kete Fjale-dashurie... Eshte aq e domozdoshme ne jete (jo sa here njeriu pi uje dhe ushqehet), sa jane castet e jetes per njeriun. Cdo kush nga ne ka cilin te falenderoje: Nenen, babane, motren, vellane, nipin e mbesen, mikun e shokun, qytetarin, kalimtarin...
Me nje lule e nje qiri tek varri i prindit, i shokut apo mikut... me nje telefonate, leter, elektro-leter, mikut, shokut, njeriut tend, qe te mendon e te ka per zemer... me nje dhurate per ditelindje, apo festat qe lidhen me Njeriun, etj. etj. T'i falesh Nderit qe te eshte bere eshte me njerezorja Fjale, qe merr vlere edhe kur miresine ia kthen me miresi! Njeriu duhet ta njohe Nderin dhe te dije t'i falet. Njeriu duhet te dije te fale!Duhet te njohe historine e familjes, historine e Fisit, historine e Kombit dhe te dije ta respektoje!
Shkrimi Juaj dhe mesazhet qe Miqte tane te "tavolines se perbashket" e kane thene shume bukur." Faleminderit" per te bere Jete-Njeriu ne Boten e Qyteteruar!
Po e mbyll me dy vargje nga libri im i fundit me poezi:
"Nga mosmirenjohja
edhe uji vdes!"
Ju uroj jave te mbare!
Miresisht,
NasJa
----- Original Message -----
From: Aida Bode
E dashur Merita,

Jam shume e prekur me artikullin tend, por mbi te gjitha me kurajon dhe guximin qe tregove per t'u treguar njerezve se Mirenjohja eshte virtyt. Pa mirenjohje nuk ka respekt, nuk ka sjellje, nuk ka shoqeri, nuk ka familje, nuk ka dashuri, nuk ka as komb. Shkrimi yt permban nje mesazh shume te forte per nje popull krenar sic jemi ne shqiptaret, prandaj une mbi te gjitha vleresoj guximin qe ti more dhe butesine qe ke treguar. Me kete shkrim je bere pakez "nene" per te gjithe ata qe e lexuan dhe qe kane nevoje ta degjojne dhe ta thone fjalen "Faleminderit"

Faleminderit nga une e dashur,Iliriana Sulkuqi wrote:
Në vazhdim të kolegut, dashamirësit, mikut tonë të përbashkët Gëzim, por edhe në vazhdim të Aidës, Mondës Julisë që e konkretizuan fjalën "faleminderit",do të doja të thosha edhe diçka. Përpos temës kaq aktuale, kaq njerëzore, vura re penën profesionale të një gazetareje. E saktë në informacion, e saktë në ndërthurjen e idesë që kërkon të përcjellë.
Edhe pse lëvizjet e saj nuk kanë qenë lëvizje të punësuara nga profesioni, ajo(Merita), vëzhgon në detaj çdo hap të lëvizjeve të saj. I "rregjistron " në memorje.Natyra e saj hulumtive është për t'u marrë shembëll.Nga ky shkrim, mësova shumë. Ashtu siç mësoj nga të gjithë ju.
Një fjalë, një mendim, një lëvizje, një shetitje, apo edhe një meditim , kur e rrëfejmë dhe ia lexojmë njera-tjetrës apo njeri - tjetrit "ushqejmë" dijet dhe imagjinatën tonë.
Të thuash "faleminderit" dot të thotë të jesh mirënjohës. Të jesh Mirënjohës -është virtyt.
Këtë virtyt ne e kemi pasur, jo më larg se te prindërit tanë. Le t'i kujtojmë ato duke u ngjarë paksa.
Urime dhe FALEMINDERIT , Meritë që, sa nuk është vonë, na e risolle këtë fjalë të bukur!

(V.O- Shkrimi mendoj se qëndron në parim, por unë dua të përjashtoj nga ky shkrim emra si Aida Dismondy Rajmonda Moisiu, Mimoza Dajçi, Medije Vraniqi, Argetina Tanushi, Mimoza Ankona, Klementina Shala, Flora Dyrmishi, Ardita Jatru, Teuta Shabani,Aida Bode,Julia Gjika,, Drenushën, Iliren....e të gjitha miket e tjera dhe sigurisht, pa përjashtuar kolegët dhe miqtë tanë Gëzim, Nase, Paul...., të cilëve, fjala "Faleminderit " nuk u del vetëm nga goja apo në të shkruar , por edhe nga shpirti.)
Pranë fjalës sonë "Faleminderit!"- ju Faleminderit!
Dashurisht-Iliriana

gezim llojdia wrote:

Ne fleten e pare te Tirana obser..... hapej me shkrimin e Zj Merite dhe foton e sajNe te vertete ky eshte nje studim i mirfillte.I ndihur mire dhe me fakte studimi eshte realiste.
g.llojdia


moisiu8 wrote:
Te nderuar miq dhe mikesha te ketij klubi!
Gazeta "Illyria" die ne Nju Jork dhe sot "Tirana Observer" ne Shqiperi kane botuar nje shkrim, nga Merita Bajraktari Mcormack qe sipas kryeredaktorit te Tirana Observer,Z. Roland Qafoku, duhet lexuar nga cdo shqiptar.
E drejte, korcarja ime e talentuar, shume e drejte kjo qe ke shkruar, bilez dhe pakez me "rende" te na "qortoje". Ne nuk jemi mirenjohes aq sa duhet dhe falenderimin s'e kemi pjese te kultures tone, ashtu si duhet.
Nga pena e mendja jote, vec gjera te mira lexojme, e pashterrur qofte krijimtaria jote dhe sukesese te metejshme.
Faleminderit Merite e dashur per kete shkrim kaq te bukur e kuptimplote!Me respect, Raimonda Moisiu, Hartford, CT,USA.

Friday, October 19, 2007

Eshte kaq e veshtirë të thuash : FALEMINDERIT?

Nga Merita Bajraktari McCormack, Washington DC.

Botoi "Illyria"New York, tetor 19, 2007 dhe "Tirana Observer " ,Tirane, 20 Tetor 2007

Këtë pyetje natyrisht aq më shumë sa ia drejtoj dikujt që më lexon aq më shumë ia drejtoj edhe vetes time,dhe megjithëse e di që kam një fare reference pozitive krahasimi, sërish, meqë po e shkruaj në gjuhën shqipe e kam me shqiptarët në përgjithësi, se sa me individë si vetja ime.
Për ca kohë,në vitet nëntëdhjetë, unë jetoja dhe punoja në Afrikën e Jugut , kur Nelson Mandela ose si e thërrisnin lokalët Madiba, kishte dalë nga burgu ku “BARDHOSHËT” e izoluan për pothuaj tre dekada në Robin Island dhe ai nga një burgosur politik, meritueshëm u bë President i një shteti që deri atëherë nuk respektonte të drejtat më elementare të njerëzve me lëkurë me ngjyrë të zezë .
Edhe indianet (nga lindja) trajtoheshin të bardhë.C’farë ishin vendalinj ishin të detyruar për shkak të ngjyrës së lëkurës të vuanin vetëm sepse ata ishin lindur të zinj.Apartejdi bëri gjithë ato krime dhe ende vazhdon puna me këshillin ripajtues, (që i mungon Shqipërisë sonë, por tjetër herë për këtë).
E porsa mbërritur nga Shqipëria,ku i vetmi zezak që njihja ishte komshiu jonë, i buzëqeshuri, gjyshi i të talentuarës balerinë, që jetonin në lagjen Ali Demi. Kush merrte autobuzin tek Poligrafiku,për në qendër të kryeqytetit, e di për kë po flas, por le te tregoj gjendjen time në përballjen fillestare me zezakët në Afrikë. Ishte një kthim 180 gradë, pasi unë u gjenda një ndër nëntë personat e bardhë në Semonkong të Lesothos, ku ne jetonim dhe punonim. Kujtoj që duke ecur rrugës ditët e para,isha mjaft e kujdesshme, duke mos dashur të kem probleme, pa biseduar me askënd, isha pak e hutuar, shpesh mbahesha pas krahut të tim shoqi, megjithëse kureshtare në maksimum për çdo gjë.Të them të drejtën, druhesha edhe të pëshpërisja “Mirmëngjez”, ndërsa Tabitha, ndihmësja e jonë e emëruar nga projekti për punët shtëpiake ishte kaq e qeshur, kaq e lumtur , kaq e çiltër..Shpesh më përshëndeste me fjalë,shpesh me buzëqeshje, ose me ndonjë vallëzim improvizues, që më habiste, shpesh thoshte nga një fjalë që une i trembesha fillimisht…. “Kea leboha -(kealebuha lexohet) thoshte ajo …dhe unë stepesha,derisa im shoq më tha ajo po të falenderon që pranove të punësohet ketu…Unë atëherë mbaj mend i shkrova një letër apologjie më tepër për stepjen time, dhe në çdo paragraf i thashë “Faleminderit” – në anglisht dhe u mundova edhe në gjuhën e saj. Ato ditë nuk më shqiten kurrësesi nga mendja… Ajo vajzë e varfër materialisht por tepër e pasur shpirtërisht,e mbrujtur me besim tek Zoti dhe me shpresë për të ardhme më të mirë,cdo ditë më falenderonte shpesh,mbase dhjetë herë në ditë. Mësova se si me të hollat që fitonte shtonte nga nje gjë të vogël,mjete jetese, në rondavilën e saj,që s’ishte tjetër gjë,veç fatkeqësisht një kasolle balte dhe pyrteke me çati thekre. Cuditërisht ata si tribu(Basotho) ishin shumë të lumtur. Sa herë të kaloje nga kisha ose shkollat e tyre dëgjoje zëra mahnitësh në këngë. Hymnet e tyre ishin fantastike.As edhe një orkestër perëndimore s’do të mund të harmonizonte asamblet e harqeve aq bukur sa harmonizonin zërat njerëzit e mbretërisë në qiell- “Kingdom in the Sky”(sic e ka moto-logon Lesotho).Sinqerisht ndjehesha e turpëruar që isha stepur nga injoranca ime, fillimisht, por pak nga pak, duke hyrë në shpirtin e tyre, u bëmë mike me Tabithën dhe pa merak i besoja çdo gjë dhe mundohesha të falenderoja duke menduar gjithmonë se sa mbrapa jemi ne shqiptarët me falenderimet.Shpesh kam thënë dhe them: “Shumë gabime kemi (kishim) kur themi(thoshim) mos bëj keshtu si “zulu-të” ,por sinqerisht më besoni, sikur ne shqiptarët të ishim të paktën të falenderueshëm sa gjysma e tribusë Zulu(binjakë me Basotho dhe nëntë tribu të tjera Afrikano Jugore),do ishim shumë më mirë sot. Por sërish nuk dua të hyj në detaje krahasuese tribale,vetëm se këtu jemi shumë mbrapa!

Kea Laboha Madiba” ishte shkruar ne një parullë dore mbajtur nga një fëmijë Basotho(banor i Lesothos) kur Mandela vizitoi Maseru-n kryeqytetin e Lesothos, në fillimet e presidencës Jug Afrikane tashmë…tek nxitonim të kapnim një çikëz nga makina e tij në autokolonë dhe për të pasur një vend ku të kapnim pamjen e fytyrës, unë te them të drejtën sa interes kisha tek Mandela si njeri, aq isha e tërhequr nga parulla e vogëlushit me fjalët në gjuhën e nënës së tij: “Faleminderit Mandela”!Kishte të drejte vogelushi, duhej falenderuar liberatori! Sërish edhe në ato caste, në mëndje kujtova po ne shqiptarët dimë të falenderojme dhe a falenderojmë si duhet dhe kë duhet.

Me këto mendime u rizgjova sërsih këto ditë, kur po shfletoj librin “Left to Tell-Kam Rrojtur Për Të Treguar” të Immaculee Ilibagiza, Ruandezes që sa isha në Afrikë nuk e njoha,kur ajo përjetonte tmerret e gjenocidit. Ajo atëhere ishte veç 22 vjeç dhe ishte studente në kolegj,e ardhur me pushimet e pashkëve pranë familjes së saj , besimtarë të fesë katolike. Në atë periudhë vdiq presidenti Ruandez ,dhe shpërtheu një luftë e tmershme ,ku për tre muaj u bë një kasaphanë e vërtetë dhe reth një million njerëz të tribusë Tutsi humbën jetën.
Immaculee mbijteoi duke u fshehur në banjën e vogël të shtëpisë së një pastori të tribusë Hutu,me shtatë persona të tjerë.Aty ndenjën për tre muaj rradhë ngjeshur e frikësuar duke u përballur me vdekjen çdo minutë, pasi vrasësit ishin në dhomë shpesh,pa e ditur kush ishte në banjë,dera e të cilës ishte maskuar nga një tablo e thjeshtë kompensate.Në libër, Immaculee tregon ngjarjet e tmerrshme se ç’farë ndodhi ato nënëtëdhjetë e një ditë të tmerrshme duke përshkruar edhe vrasjet e familjarëve të saj.
Por ashtu sikurse tmerri që ajo kaloi, mua më bën përshtypje,gjithashtu edhe fakti se si ajo e përshkruan atë periudhë agonie duke e falenderuar Zotin për çdo çast. Immaculee jep një përshkrim të plotë e të qartë se si besimi i saj ndaj të madhërishmit ishte i plotë, i pakundërshtueshëm,i padiskutueshëm dhe prezent. Ajo përshkruan me detaje se si ajo thoshte papushim lutjet në rozare duke e falenderuar Zotin për ditën e re dhe për minutat jetësore, e megjithëse ajo e gjente të pamundur të thoshte “Falna Zot ashtu si falim ne ata që na dëmtojnë…” ajo gjeti kurajën e guximin të kapërcejë edhe këtë…Gjithçka ajo ia detyron dhe atribon Zotit dhe nuk rresht së falenderuari Atë! Duke pasur parasysh këtë tragjedi madhore të paparë e duke e krahasuar me veten tonë, ne shqiptarët natyrisht jemi mbrapa,shumë mbrapa…Ne jo vetëm që nuk falenderojmë për gjëra të vogla e as të mëdha në përgjithësi, por as që marrim mundimin të bëjmë të mundur të pranojmë se ky problem egziston..Tek ne shqiptarët,ka gjetur vend të rehatshëm i paudhi dhe ne, duke gënjyer veten , momentalisht s’bejmë gjë tjetër veç punën e të paudhit duke mohuar të mirën, atë më fillestarën,vlerën kyce , egzistencën e Të Plotfuqishmit dhe Falenderimin ndaj Tij për egzistencen tonë. Po nuk hodhëm hapin e parë,eshtë e kotë të kërkojmë “marrshimin” para..Gjithmonë do mbetemi në vend numëro.
Duke filluar nga vetja…Falenderime Zotit për cka më dhuron, ju them Faleminderit që më lexuat, dhe faleminderit që potencialisht mund të reflektojmë bashkarisht …..

©Merita B.McCormack
19 Tetor 2007

Sunday, September 16, 2007

E Bekuara Nene Tereza-Me rastin e dhjete vjetorit te vdekjes



E Bekuara Nënë Tereza - Në Përvjetorin e Saj të Vdekjes



Botuan me 5 Shtator 2007 Gazeta Kritika dhe Gazeta "Tirana Observer"



Nga Merita Bajraktari McCormack

Foto: Porterti i Nënë Terezës ne Kishen e Shen Stefanit, Vjene, (kur ne Shqiperi nuk e pranonin bota frymezohej prej saj).Te gjitha te drejtat e rezervuara.Fotoja eshte bere nga autorja e shkrimit ne Viene,Prill 2005.


Para dhjetë ditësh u kthyem nga Irlanda ku vizituam familiarisht gjatë Verës. Gjithmonë në udhëtimet për ose nga ai vend përdorim fluturimet nga Dublini, kurse këtë herë zgjodhëm aeroportin Knock, në rrethin Mayo, në zonën Perëndimore të Irlandës,pasi donim të vizitonim atë zonë. Tek po nxitoja për nga restoranti i aeroportit, për të kaluar në dyert e sigurisë, në të majtë të shkallëve, pashë një kishëz të vogël, dhe u bëra kurioze pse kjo kishë këtu. Pas një momenti reflektues brenda saj, zbrita poshtë dhe me kapi syri një dyqan suvenirësh e relikesh fetare. Duke ditur se Irlanda është një “keshtjellë” kristianizmi, nuk është e habitshme që të shohësh diçka të tillë, qoftë edhe në aeroport, por u bëra kurioze tek pashë foton e madhe të Nënë Terezës në mur, me mbishkrimin: “Mother Teresa of Calcutta , pray for us” që përkthehet “Nënë Tereza e Kalkutës, lutu për ne”Pyeta gruan tek banaku për disa detaje dhe më tregoi se në këtë vend njëqind e ca vjet më pare, 1879, është shfaqur Shën Maria me Shën Jozefin dhe Shën Gjonin, së bashku me altarin dhe shqerrën, përmes dritës në kishë.Më tregoi se Vatikani e ka ratifikuar si vend të shenjtë,Papa Gjon Pali e ka vizituar vete atë vend dhe dhe se prifti i zonës, Monsinjor Horan, rreth viteve 1980, ngulmoi që të ndërtohej një aeroport ndërkombëtar për shkak të pelegrinëve te shumtë. Qeveria irlandeze e mbështeti dhe aeroporti u ndërtua e funksionon që prej pothuaj tre dekadash tani.Nënë Tereza,- vazhdoi ajo,- murgesha shqiptare, vizitoi këtë vend në vitin 1993.Atëherë e kuptova cdo gjë dhe tek bleva me nxitim disa relike dhurata dhe një foto të Nënë Terezës, mbeta e habitur nga shumë gjëra që mësova……dhe natyrisht emri i Nënë Terezës më lumturon gjithmonë…aq më tepër kur më thuhet në sy ,Shqiptarja Nënë Tereza…Kush nuk do ta dëshironte një “takim” te tillë me Nënë Terezën.?Ata që e kanë njohur nga afër kanë shkruar dhe janë frymëzuar prej saj, ne shqiptarët që jemi pjesë e gjakut të saj jemi kombi i bekuar nga Zoti ta kemi Nënë Terezën motrën tonë.Përgjatë viteve komuniste, emri i Nënë Terezës në Shqipëri ishte i panjohur krahasuar me njohjen në botë. Dihej që një murgeshë shqiptare jetonte në Indi dhe ishte bamirëse, por më shumë nuk flitej për të. Ndonjëherë kur mundnim të shihnim lajmet (në sekret) në televizionin e Shkupit, nga fotot kuptonim se ishte fjala për murgeshën shqiptare, dhe ndjenim keqardhje që ato lajme e ato bëma të saj nuk transmentoheshin në gjuhën shqipe,ne TVSH. Por arësyeja dihej, Shqipëria ishte vendi më ateist në botë. Çmimi Nobël dhënë Nënë Terezës, sikur i zgjoi pak autoritetet shqiptare, por vizita e saj në Shqipëri e shumëdashur prej saj, ishte jashtë rendit ditor te autoriteteve komuniste. Edhe kur ajo ndodhi, u reklamua si një “ngarje pa rëndësi”.Përpjekjet e Nënë Terezës për të ardhur në Shqipëri për t’i ofruar dashuri popullit të saj, gjithmonë hasën me djallin, komunizmin e pashoq. Ishte periudha kur qeveria defensive e Ramiz Alisë, përgjatë kohës së rrëzimit te diktaturave në bllokun lindor, bënte cmos të bllokonte ardhjen e Nënë Terezës në Shqipëri. Nënë Tereza, në një nga intervistat që i ka dhënë Kathryn Spink, autores së Biografisë së saj të autorizuar, thotë se kur Nënë Tereza kontaktoi qeverinë shqiptare, per te hapur një shtëpi bamirësie,Ramiz Alia i kishte thënë që të vish në Shqipëri e të hapësh një shtëpi përkujdesje do të thotë të thyesh ligjin dhe Nënë Tereza iu përgjigj : “Atëherë unë jam gati të thyej ligjin”!
Për Nënë Terezën thyerja e ligjieve të tilla qeveritare, në emër të dashurisë të shenjtë ishte e domosdoshme dhe plotësisht e mundshme. Mbajmë mend vizitën e saj në Shqipëri dhe kujtojmë se sa pak publicitet iu bë. Ndërkohë që radiot dhe televizionet e botës e shihnin si një moment historik për kombin tonë vizitën e saj ne memedheun e dashur. Ajo vizitë ishte mbajtur tepër sekret, as ne listën e pasagjerëve në avion,emri i saj nuk figuronte nga udhëtimi ne Romë prej Indisë. Në Romë Nënë Tereza morri bekimet e Papës dhe duke e ditur që euharistia (Corpi/Trupi i Krishtit) nuk shërbehej në Shqipërinë Komuniste, ajo me udhëzimet e Papa Gjon Palit, e morri me vete Euharistinë e bekuar dhe e vari në një medalion.Këtë të vërtetë ma pohoi sot një nga priftërinjtë e famullisë ku ne jetojme ketu ne Washington DC (ku ne po jetojmë tani), dhe është këshilltar shpirtëror i misonit të bamirësisë në këtë zonë. Duke biseduar me priftin, kujtova se jam e bekuar që takohem me fakte nga jeta e Nënë Terezës. Shpesh në rrugetimet tona, unë,sikundër edhe ju vëllezër dhe motra shtegtarë , kam hasur në objekte, njerëz, jetë të ndryshuara nga shpirti i madh i Nënë Terezës, por ende në Shqipëri, pavarësisht nga angazhimi qeveritar i sotëm, në tërësi populli ynë nuk e njeh ose nuk e ka përqafuar misionin e Nënë Terezës në dimensionet e duhura. Personalisht kur kontaktoj me priftërinj, murgesha apo njerëz me pozita apo aktivistë e vullnetarë, mësues etj, të kishës, reagimi i parë është: “Oh sa me fat, qenke shqiptare nga vendi i Nënë Terezes”. Dhe une natyrisht ndjehem mjaft mirë…Gjithmonë kam ndjerë dhe ndjej adhurimin e të qenit shqiptar për hir të famës së mirë që na ka dhënë Nënë Tereza. Ne sërish si komb,në përgjithësi qëndrojmë larg frymëzimit të saj.Së fundi po keqinterpretohet libri qe do të dali me titullin “Eja pranë dritës sime”, shkruar nga Imzot Brian Kolodiejchuk ,nje anëtar i devotshmën i misonarëve të bamirësisë. Disa media po e ekzagjerojnë dhe e keqpërdorin publikimin e letrave private shkruar nga Nënë Tereza superiorëve apo konfesorëve përgjatë vitive që ajo shërbeu në tokë në emër të Zotit të plotfuqishëm. Mes atyre mediave ka dhe zëdhënës të së gënjeshtrës edhe në gjuhën shqipe.Por a e ka ulur kokën dikush dhe të pyesë vetveten: “Unë, njeriu i devotshëm, sa herë në ditë e dyshoj egzistencën e Zotit?”Duke e lënë këtë pyetje për gjithsecilin t’i përgjgijet po vetes, dëshiroj të pyes sërish (vetveten se pari):A ka mbështetje më të bukur shpirtërore dhe më te lumtur se gjetja e publikimi i këtyre letrave private të Nënë Terezës. A e kuptojme dot ne, mëkatarët e shumtë, lumturinë e shpirtit që vjen prej tyre?Nëse Nënë Tereza rrëfen përmes letrave skutat më të thella të shpirtit, e kërkon një shenjë prej Zotit, pasi ajo ndeshet me të varfërit e më të varfërve, me të sëmurët ndër më të sëmurët, ajo përsëri nuk e ndërpreu asnjë cast punën e saj bamirëse.A ka ndonje njeri që të kundërshtojë këtë fakt?Besim absolute dhe dashuri absolute, këto janë ato veti që ajo mishëron.Mendoj se cdo kush nga ne duhet të lumturohet ,pasi sheh se cdo njeri,edhe shënjtorët mbi tokë, kanë dyshime e pyetje,por asnjëherë nuk e ndalin punën,se në fund të fundit,atje është gjithë misteria e besimit,të shërbesh pa kërkuar prova.Për shembull dyshimi e prove, mjafton te përmendim se si e provoi St.Tomasi,kur tha se Krishti nuk është ringjallur dhe kur Ai iu shfaq përmes Dritës, ishte po St.Thomasi që duke rënë më gjunjë klithi”Zoti im,Perëndia ime”Për të mos e cytyr më tej punën që ateistët e mirepresin si “skandal”, do doja të sqaroja se mbledhësi dhe publikuesi i këtyre letrave e bën këtë për arësye të duhura e tejet të domosdoshme. Egziston një process për lumturim e shënjtërim. Përpara kanonizimit,(shenjterimit) çdo shenjtor kalon një periudhë ku jeta e tij/saj studjohet, kundrohet, analizohet dhe shpesh quhet “periudha e errët, pasi cdo gjë private bëhet publike”.Për hir të së vërtetës, të jemi të lumtur që këto letra të Nënë Terezës, reflektimet, agonitë, pendimet , etj…në periudha të ndryshme, janë ruajtur dhe po publikohen tani. Për cdo kënd që mund të ketë dyshime ose edhe për ateistët, ose për cilindo qoftë që abuzon me të vërtetën, lidhur me figurën e Nënë Terezës,do përdorja dy nga shprehjet e mirënjohura të saj:“Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë të lutemi për dritën që te shohim e njohim vullnetin e Zotit, për dashurinë që të pranojmë vullnetin e Zotit ,për mënyrën se si t’a zbatojmë vullnetin e Zotit” dhe “E djeshmja ka shkuar, e ardhmja ende s’është këtu. Kemi vetëm të sotmen. Le të fillojmë!”Dhe guri i qoshes së kësaj ndërtese që duhet filluar të ndërtohet për të pastruar shpirtin njerëzor e për të bërë punë të mira, është besimi!

I joni qoftë besimi dhe bekimi!Le të lutemi për to!
Në dashuri dhe paqe, me respekt,

Merita Bajraktari McCormack
Washington DC,Shtator 2007

Monday, July 30, 2007

Midis Dy Kohesh-Recence libri

Botoi Illyria 24 Korrik 2007
Merita Bajraktari McCormack-Përshtypje nga libri “Midis dy Kohësh”
Autor: Naum Prifti
Botues: NB “BUZUKU”
Prishtinë

Tregimi i së vërtetës dhe përgjegjësia ndaj saj.

Me këtë deklaratë nis arsyetimi logjik i një prej shkrimtarëve shqiptarë më të njohur të shekullit të 20-të dhe në vazhdim,në këtë shekull, kur sjell para lexuesit detaje nga dokumentimi i ngjarjeve dhe situatave nga më të çuditshmet,nga më absurdet, absolutisht të vërteta për një periudhe rreth pesëmbëdhjetë vjeçare në kohën e regjimit komunist në Shqipëri.
Naum Prifti , i mirënjour nga çdo shqiptar , nga fëmijë e të rritur, ka sjellë pranë lexuesit një dëshmi drithëronjëse të viteve të komunizmit në vëllimin”Midis Dy Kohësh”-me Shënime Udhëtimi,Kujtime-Portrete dhe Ese,botuar nga Ndërmarrja Botuese “BUZUKU,” Prishtinë, 2006.
Libri voluminoz prej 500 faqesh ndahet në dy pjesë kryesore. Pjesa e parë përbëhet nga Shënime Udhëtimi, ndërsa pjesa e dytë përmbledh Kujtime, Portrete dhe Ese.
Me gjuhë të pastër , me fjali të ndërtuara mjeshtërisht, me formën e tij tipike rrëfyese, shtruar e me kolorit të pasur leksikor, shpesh herë me “rrëfime” (pjesëza të vogla), brenda së tërës, Naum Prifti vjen tek lexuesi me freski të veçantë, duke na sjellë një përkundje shpirtërore, që na rizgjon interesin dhe dëshirën e kahershme për të lexuar tregimet dhe përallat e tij kur ne ishim ende në shkollat fillore apo tetë-vjeçare.
Te ky libër me karakter publicistik, Prifti ka një këndvështrim realist prej gazetari të mprehtë, të cilën e plazmon me forcë artistike. Këtë herë, nuk ka çensurë, nuk ka kufizime, nuk ka redaktorë mbi kokë që rrijnë me gërshërë në dorë për të prerë pjesët mëkatare që “nxijnë” realitetin. Këtë herë Naumi flet sikurse e sheh realitetin me sytë e tij, ashtu si e ka gjykuar dhe përjetuar ai momentin. Përmes rrëfimit, duke përfshirë dialogun lehtësisht aty ku nevojitet,si dhe digresione historike e ilustrime të natyrës folklorike, Naum Prifti sjell përmes përshkrimit dhe rrëfimit tablonë e vërtetë të jetës në kohën më të vështirë që ne kemi kaluar. Ai ka përmbledhur një gamë të gjerë dukurish dhe ngjarjesh që atëhere ishin thjesht rutinë e ditës, drama që shpaloseshin e traumatizonin qytetarët, e që tashmë marrin rëndësi të veçantë pasi janë material ilustrues i së vërtetës komuniste që shumëkush mudohet ta fshehë apo ta lerë në harresë.
Prifti sjell vëzhgimet e tij të mprehta, jep mendime (në letër) se çfarë dëmi i sjell shoqërisë regjimi komunist. Cilëson atë që e percepton si pozitive, aty ku ka me të vërtetë diçka të tillë, por ai mban qëndrim kritik ndaj realitetit dhe nuk tutet të japë mendimin e tij troç për ngjarje, dukuri e karaktere të ndryshme, me të cilët ka patur kontakt.
Naum Prifti ka një humor tipik të tijin, e diku buzëqesh me ironi, e aty ku e sheh të nevojshme nuk e kursen as sarkazmën. Duke e njohur mirë vendin ku shkel, pavarësisht se nuk është rritur aty, atë e ndihmon pjekuria profesionale dhe kultura të japë esencën e subjektit,pa u futur shumë thellë labirinthit të hamendjeve të shoqëruesve apo instruktorëve të Partisë të atyre kohërave, që mos u kthefshin kurrë….Kujtojmë rastin e shpjegimit të origjinës së emrit Çermenikë e Zezë.
Ai është një vëzhgues i hollë i detajeve. Vëren dhe ekzaminon traditën, eksploron fenomenin, bën edhe induksione dhe me dorë të lirë jep mendimin e tij pa doreza për padrejtësitë që vëren.
Në njërin plan autori vëzhgon me kujdes çdo detaj në zakonet e krahinave ,jetesën dhe doket krahinore. P.sh ai eksploron kullat Mirditore, veshjet e grave të krahinës, deri edhe krehjen, tregon për ekzagjerimet që viheshin re kur përshkruhej madhështia e kullave të malësisë, vë në dukje “kusuret” e labërve me të mirat dhe të metat e karakterit të tyre, duke sjellë në vëmendje të lexuesit potencial (brezit të ardhshëm) edhe ndodhi tragjike si ajo e rrugës Brataj,Labëri, ku ai vëren : “Një murane katërkëndeshe pa çati,e ndërtuar me gurë me sërë. “ Është historia e një dhëndri që u vra nga një miku tij lab ditën që krushqit po ia sillnin nusen në shtëpi Naumi e tregon këtë fatkeqësi me dhimbje por dhe me humor. Një cilësi tjetër e këtij ështe pasuria madhe e anëve etnografike dhe socilogjike. Kudo meson gjëra të reja e të panjohura nga zakonet dhe traditat tona
Po ashtu vëren edhe historitë e Çermenikasve dhe të Martaneshit, tok me ndryshimet qe pëson psikologjia e njerëzve me kohën . Vëzhgon Vjeshtën në Tropojë apo Lekëlin e Tepelenës. Për Troshanin e Lezhës rrëfen me dhimbje se qendra e freterve të dikurshëm, u kthye në vend internimi nga regjimi komunist. Shpirti i tij poetik përshkruan bukur edhe bukuritë e Mokrës.
Por në një plan tjetër, që përbën edhe thelbin e këtij vëllimi është vëzhgimi i realitetit, me të cilin rregjimi në fuqi kondukton, ose më mirë të themi kontrollon jetën e popullit shqiptar.

Shënimet e atyre kohëve për fenomene të ndryshme me të cilat autori përballet nëpër vizitat e tij në zona të ndryshme, janë nga më pikantet përsa i përket të vërtetës objektive. “Kujdes me kë ulesh në Tavolinë” për mendimin tim është një rrëfim tragji-komik për vetë faktin se është qesharak deri në pabesueshmëri,por duke e pas përjetuar personalisht, e kam ndjerë dhimbjen dhe sterotipizimin.
“Për herë të parë jashtë shtetit” është tregimi i vërtetë që kulminon sagën e përpjekjeve dhjetëvjeçare të Naum Priftit për të gjetur pak përfshirje në shoqërinë e tyre që dilnin jashtë, e megjithatë tortura e përjashtimit nga ky privilegj , është e prekshme, e hidhur, por e vërtetë.
Prifti, megjtihëse një penë e veçantë në letërsinë shqiptare, për shkak se kishte të atin e dy vëllezër në Amerikë, ai nuk lejohej të udhëtonte jashtë shtetit. Ai mundohet që t’i heqë vulën e përjashtimit vetes e familjes duke u përpjekur të sigurojë një vizë , por nuk ishte e thënë që ai të lejohej. “Aventura” e sigurimit të një vize, karakteret me të cilët përballet, prapaskenat dhe hijet e dyshimit, janë shoqëruese në çdo hap.
Mendoj se kushdo që e merr librin në dorë duhet , të lexojë këtë tregim-dëshmi ose të parin ose të fundit. Është ndër më prekësit, më të goditurit,më të bukurit dhe natyrisht ka shumë humor të dhimbshëm.
Këto mbresa udhëtimesh heretike jo vetëm nuk mund të botoheshin në atë kohë, por edhe sikur të dihej përmbajtja e tyre, ne nuk do kishim priviligjen e leximit të një libri 500 faqesh sot, se fati i Naumit mbase do ishte tjetër. Por mendja e tij kthjellët duke i shkruar për në “sirtarin e kyçur,” bëri që këto shkrime të jenë ekstensive dhe të plota, siç ndodhnin atëherë, si një dëshmi e gjallë e mosntruozitetit komunist.
Ndër kujtimet, portretet dhe esetë, në pjesën e dytë do veçoja portretin e Lasgush Poradecit. Jo se jam ”lokaliste” por më tepër sepse është një portret tepër interesant. Naum Prifti,për ne që nuk e njihnim nga afër, na e sjell Lasgushin, “in person,” të plotë, të vërtetë, me të gjtha përmasat e plota të tij si njeri, si poet,si artist, si prind, bashkëshort, shok, mik e natyrisht si antikomunistin pogradecar që nuk pranoi të përdorë metodën e realizmit socialist, por mbeti deri në fund besnik i vetvetes edhe patriot, autor i vargjeve të pavdekshme:
“Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes në Shqipëri
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi”.
Pjesë e veçantë e këtij libri është “Parathënia apo pasthënia” që autori e ka titulluar me plot të drejtë: “Unë si Prokop Cezareasi” ku jep ne detaj idenë e mbajtjes së shënimeve atëherë dhe rrënjën e frymëzimit me këtë ide. Mendoj se fati e ka pjekur me historinë e Cezareasit, pasi me të vërtetë Prifti na ka sjelle një vepër tepër të vyer e të domosdoshme. Ështe një dokument që duhet të studiohet për të rishkruar historinë e viteve komuniste në Shqipëri.
E falenderoj shkrimtarin Naum Prifti për librin dhe i uroj krijimtari të mbarë.
©Merita Bajraktari McCormack
New York Korrik 2007

Tuesday, July 17, 2007

Ne Zot Ne Besojme -Ese


Në Zot ne Besojmë


Botoi Tirana Observer 13 Korrik 2007


Merita Bajraktari Mccormack


Ishte mesi i viteve 1980. Për ne, shqiptarët që kemi jetuar atë periudhë në Shqipëri, e mbajmë mend mjaft mirë vuajtjen e madhe ekonomike dhe atë shpirtërore. Ekonomikisht vendi ynë ishte më i varfri dhe po shkonte drejt urisë, shpirtërisht ne ishim bosh... Truri ynë ishte krejtësisht i shpëlarë me ideologjinë marksiste-leniniste dhe për brezin tim që ishte ende adoleshent ose në rininë e hershme, në atë periudhë për të cilën unë flas, ishte një periudhë konfuze, një periudhë paqartësie dhe stresi të jashtëzakonshëm. Në atë periudhë unë i kisha shpëtuar "për nji fije" regjimit nga duart dhe u gjenda studente në ILB Kamzë, sot Universiteti Bujqësor i Tiranës. Flas i kisha shpëtuar, se biografia ime "ishte për ditë të hallit", sipas sekretarëve të Byrove dhe i shpëtova për shkak të mesatares sime maksimale në të katër vitet e shkollës së mesme. Kështu mundësova diplomimin tim në atë kohë të vështirë. Mbas vetes lashë me dhjetëra shokë e shoqe që kishim pothuaj të njëjtën biografi, por që mesatarja e tyre ishte diçka rreth 9.3. Ne ishim një grup i vogël studentësh që shiheshim me kujdes e "ruheshim" se çfarë do thoshim. Ne ishim ata që në marksizëm apo histori të Partisë së Punës së Shqipërisë s'mund të merrnim kurrë dhjetë, se automatikisht ulej një ose dy nota nga biografia. Dita e parë që shkela në mjediset e ILB, dikush më orientoi drejt një burri të qeshur, të mbushur e me flokë të rëna. - Shikoje atë burrin, është filozof i madh, ateisti numër një. Ai është Hulusi Hako, të cilin Papa Gjon Pali e ka dënuar me vdekje në mungesë.... - Çfarë, - thashë unë, duke hapur sytë, - Vatikani nuk dënon me vdekje, i ke mendtë në koke ti...? - E kam të sigurt, - më tha bashkëbiseduesi, - është filozof që ia ka sjellë Vatikanit në majë të hundës, me argumente i ka treguar që feja me të vërtetë është "opium" për popullin... E thashë mirë..., do ta mbaj mend.... Dhe, që atëherë s'e kam harruar profesorin... Sidomos në këto dy dekadat e fundit, e kujtoj me shpresë se mbase ai e ka harruar ateizmin dhe ka gjetur Zotin...Ishte viti i tretë i fakultetit 1987, filloi pluralizmi i ideve, pluralizmi i mendimeve..., ju kujtohet??? Dhe, ne, studentët në ILB, ishim në atë vorbull, në atë ekzaltim, në atë shpresë që një ditë do thoshim diçka lirisht më në fund. Shpresonim....Ishte leksion në një nga lëndët marksiste.... - Kush ka pyetje, - si zakonisht pyeti profesori im i Marksizmit. Ai porsa kishte shpjeguar diçka "dialektike", se gjithçka nuk zhduket, por transformohet. - Ja, - thoshte profesori, - djegim drurin, bëhet hi e hedhim hirin në fushë me grurë, na jep drithë se e merr drithi në formën e fosfatit.... A si e ka emrin.... Po kukurisnim ne grupi "rebel" dhe krahasonim me mjetet e përshtatshëm që na dukeshin përkatës për momentin... G. ishte një student që erdhi në vitin e tretë nga një fakultet tjetër. Po, transferim babai në prodhim, transferim i biri nga (mbase) Inxhinieri Elektronike në Ekonomi Bujqësore. - Shpirti, profesor, në çfarë transformohet? - ngriti zërin një nga studentët afër meje.- Çfarë tha profesori?Heshtje... - A ka pyetje tha ia?Heshtje sërish... - Pra e mbyllim, e vulosim për sot, Zot nuk ka dhe shkoni e jetoni për sot, kur vdes njeriu mbaron jeta e tij. Pra nuk ka Zot e thamë. Ka vetëm... E, nuk po e sjell me detaje shpjegimin e tij....G. kishte një adhurim special për Amerikën dhe mbante me vete gjithnjë simbole amerikane. Atë ditë kishte një dhjetëdollarëshe dhe ndërsa profesori thoshte “s'ka Zot, transformimi është natyral, mëma natyrë, e të tjera”, G. nxori dhjetëdollarëshen dhe më tha mua me zë të ulët: - Merita, ti di anglisht, ç’do të thotë "In God We Trust"? Mezi e mbajta të qeshurën dhe megjithëse unë isha e sigurt që G. e dinte, unë ia shkrova në një copëz letër me gërma të mëdha si për të ritheksuar atë që ne na mohohej përditë, "Në Zot ne besojmë". - Keni pyetje ju andej nga e majta? - pyeti profesori filozof duke u drejtuar nga qoshja jonë. G. e kroi pak kokën dhe tha: - Profesor na tregove se çdo gjë transformohet, po shpirti pas vdekjes ku shkon profesor? Profesori nuk ndërroi ngjyrë as u inatos, por zgjati krahët e sikur u shtriq disi nga podiumi dhe tha: - Ah ti, e di ku e ke, e di ku e ke fjalën (mbase i referohej "fjalëve" të hapura që H. Hako ishte themeluesi i ateizmit dhe ne studentët e kolegët duhet të ishim në ballë në mbrojtje e në manifestim të ateizmit)… - Kemi me dhjetëra studentë këtu që duan pyetje e përgjigje serioze. Dialektika është gjë e madhe R... dhe i përmendte G. mbiemrin me një të qeshur të çuditshme… Kështu kalonin ditët dhe ne ushqeheshim me urrejtje për fenë, për Zotin e vërtetë, për Papa Gjon Palin e Dytë dhe paraardhësit e tij, për klerikët e institucionet fetare në përgjithësi. Për Papën, këtë udhëheqës shpirtëror të miliona njerëzve. Ne ushqeheshim me helm fjalësh në shkolla. Ne ishim tjetër, ne s'na duhej Papa i Romes, ne kishim "Papët" tanë, sipas të cilëve, ai Papa i vërtetë për popujt ishte kriminel, gjakatar, armiku numër tre i Shqipërisë pas Rusisë e Amerikës. Dhe, ne dëgjonim, hapnim sytë, mësonim broçkulla. Dëgjonim në gjuhë të huaja radiot fshehurazi, netëve vonë, me zë të ulur në maksimum. Papa tregohej ai që ishte, dëgjonim lutjet e tij të vërteta për ne, thoshim pse na gënjejnë në shkollë? Por kush guxonte të pyeste profesorët? Një ditë sërish ne, "rebelët" biografi-keqët, "korruptuam" një pedagog që na mbante disi afër, ishte shpirtmirë, por ama dhe i "binte qylit" dendur, mbase nuk kishte para të mjaftueshme për të pirë ekstra kafe shoqëruar me petulla me sheqer në kafen e institutit. E qerasëm me pare "borxh" nga latat tona, se dhe ne ishim me para jo me “bursa”, por ia vlente të qerasnim profesorin, na pëlqente aventura dhe rreziku. Natyrisht matnim hapin mirë, por e dinim që mund të ishim disi më të hapur me të. Pyetja jonë ishte: - Profesor, ku shkon shpirti pas vdekjes? G. gjithë humor e mbështillte profesorin vocërrak me trupin e tij dhe ishim në sekret të plotë: - "Djema dhe vajza shihni punën, mos bëni shaka me të tilla gjëra, ju e dini që ne jemi ateistë, nuk besojmë në shpirt. Ka veç trup, ai vdes, ai transformohet, kocka e mos më pyesni më të tilla pyetje të rrezikshme. - Po pastaj, - i tha M., një studente që erdhi pesë vjet me vonesë, ishte nga Jugu.- Pastaj profesor, të lutem na trego si mendon ti apo je i një mendjeje me profesorin e dënuar nga Vatikani?- Ohu..., më erdhi ora e leksionit mua, ikni se u bëmë vonë, mos më ngatërroni me këto gjëra. Hajde atë kafen ma bëj petull ti L..., e ha rrugës, - iu drejtua një studenti nga Laçi. Dhe na la pa përgjigje dhe profesori tjetër i Filozofisë, duke shijuar petullën në rrugicat e institutit.U diplomuam, u emëruam ku donte organizata bazë e partisë apo e rinisë dhe përjetuam shokun e madh, tërmetin, revolucionin përmbysës. Demokracia erdhi dhe tek ne! 5 prill 1993... Papa viziton Shqipërinë. Unë punoja në Tiranë atë kohë, zyrën e projektit e kishim në Ministrinë e Bujqësisë dhe pata mirësinë të shoh Papën në makinën e tij antiplumb pothuajse jo më larg se 3-4 metra dhe nuk e di si ta përshkruaj atë që kam ndjerë. Mbaj mend Adën, mbeskën time 4-vjeçare që drejtonte gishtin nga shkonte makina e Papës dhe bërtiste: “Papa, Papa”, dhe e ëma e saj e emocionuar i thoshte se ai është i dërguar nga Zoti. I shihja nënë e bijë, gëzoja për vete dhe për to, por më tepër më qeshte shpirti im. Vizita e Papës për ne ishte shpresë për vazhdimësi të tilla, pasi ishin shenja drejt lirisë së ëndërruar. Një vit më vonë, unë pashe Papën të dielën për Pashkë, më 10 prill 1994, në sheshin e SHEN PJETRIT në Vatikan, pasi John dhe unë të nesërmen vumë kurorën në Romë. Prindërit e tim shoqi ishin kaq të emocionuar. Lot pashë në sytë e tyre tek filmonin Papën dhe tek bisedonin me njëri-tjetrin. Ndërsa unë mendoja se ç'mund të bënte profesori im nëse do ndodhej në këtë moment kur mijëra e mijëra njerëz prisnin përshëndetjen dhe bekimin Papal për Pashkë.Serish unë mësoja kush ishte Papa Gjon Pali i Dytë. Ishte po aq bukur, po aq paqësore, po aq shpirtmbushëse të përjetoja ato çaste. Pas kaq vitesh, tashmë në emigracion, plotësisht e lirë në zgjedhje informacioni, pa imponim, më ka mjaftuar të mësoj kush ka qenë Papa Gjon Pali apo kush janë kardinalët në Vatikan apo institucionet dhe udhëheqësit e besimeve të tjera fetare në të gjithë botën. Po kështu kam mundësuar të zgjedh rrugën time drejt Zotit dhe ndjehem absolutisht e lumtur për këtë. Ashtu si unë, ndjej se janë me mijëra ata shqiptarë që kanë gjetur qetësinë e vendin e tyre në zgjedhjen e besimit dhe rrugën e tyre drejt Zotit. Nuk e di se çfarë bëjnë netëve të vetmisë apo në moment meditimi profesorët e mi të filozofisë marksiste-leniniste. A ju shkon ndonjëherë mendja se mbase Zoti ekziston?